KryesoreLajme

“Më pyetën nëse kam biseduar me kryeministrin Kurti” – Klara Sanduloviq tregon se çfarë i thanë agjentët e BIA-s pasi e ndaluan në Merdar

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht nga agjentët e BIA pasi kërkoi falje për krimet kundër shqiptarëve, kreu homazhe disa ditë më parë në Prekaz.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo zbuloi ndalimin në pikën kufitare të Merdarës, pas kthimit nga Kosova.

Sipas saj agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tre orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.

“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik. Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time”, tha ajo.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Klara Sanduloviq shtoi se ajo tashmë ndihet e kërcënuar pasi agjentët e shërbimit sekret serb kanë marrë të gjitha të dhënat e jetës së saj se ku jeton dhe ku punon.

Ajo nënvizoi se ka frikë se e njëjta gjë i që ndodhi të atit pas homazheve në Prekaz mund t’i ndodhë dhe asaj.

“Për tre orë më akuzuan se po komplotoja kundër vendit tim. Ndihem e kërcënuar sidomos pas kësaj bisede 3-orëshe ku ata u përpoqën të mësonin çdo detaj të jetës sime, ku punoj, ku jetoj, ku shkoj dhe këto më duken kërcënime. Pas asaj që i ndodhi babait tim ata mund të përpiqen të bëjën të njëjtën gjë dhe me mua”, tha ajo.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Më poshtë mund të shihni intervistën eklskluzive që Klara Sanduloviq dhe për Rruga Press pak ditë më parë:

YouTube player
YouTube player