Bota

SHBA-ja aprovon shitjen prej 23 miliard$ të avionëve F-16 për Turqinë

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi vendimin për shitjen e aeroplanëve F-16 në vlerë të 23 miliardë dollarëve dhe pajisjeve modernizuese për Turqinë, duke dërguar një njoftim zyrtar në Kongres.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar aftësitë ajrore dhe ndërveprueshmërinë e një aleati të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që është një forcë për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, njoftoi përmes një deklarate Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes së SHBA-së.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Shitja e propozuar e kësaj pajisje dhe mbështetje nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon”, tha ai.

YouTube player

Miratimi erdhi pasi Turqia paraqiti dokumente lidhur me protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pasi ai u ratifikua të martën nga parlamenti turk, raporton aa.

Turqia i bëri një kërkesë SHBA-së në tetor të vitit 2021 për të blerë 40 aeroplanë të rinj F-16 Block 70, si dhe 79 komplete modernizimi për të përmirësuar F-16-t e mbetur në nivelin e Bllokut 70.

Kërkesa përfshin 32 aeroplanë F-16 C Block 70, 8 aeroplanë F-16 D Block 70, 48 motorë F110-GE-129D, si dhe 119 për programin e modernizimit — 79 të instaluar, 40 rezervë.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Kongresi ka të drejtë të kundërshtojë Departamentin amerikan të Shtetit brenda 15 ditëve të punës për miratimin e shitjes për një anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Turqinë, anëtare e aleancës për më shumë se 70 vjet.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu Kongresin të premten për shitjen e mundshme prej 8.6 miliardë dollarësh të 40 aeroplanëve F-35 dhe pajisjeve të lidhura me Greqinë.

YouTube player
YouTube player