Bota

“Përgatituni për luftë”- shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët

Kreu i ushtrisë britanike ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë të mundshme me Rusinë, duke nënvizuar se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen.

Duke folur në ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, gjenerali Sir Patrick Sanders tha se pushtimi rus i Ukrainës është një shenjë e gjërave që do të vijnë.

Gjenerali theksoi se mësimet e luftërave të mëparshme duhet të mbahen mend përpara se të jetë tepër vonë. Ai paralajmëroi se të gjithë qytetarët duhet të jenë të përgatitur, jo për mobilizim të plotë, por për një mobilizim civil, që nuk është parë në Evropë që prej vitit 1945.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Gjenerali kërkon stërvitjen e civilëve dhe pajisjen e tyre për formimin e një “ushtrie qytetare” me dhjetëra mijëra anëtarë, në rast se Britania detyrohet të shkojë në luftë me Rusinë.

Sanders shton se brenda tre vjetëve duhet të krijohej një ushtri e gjerë me 120 000 ushtarë, rezerviste dhe një “rezervë strategjike”që besohet se mund të formohet me thirrjen e ushtarakëve të larguar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Zhvillimi vjen pas një retorike të ngjashme nga anëtarë të tjerë të NATO-s në Evropë, si ministri i Jashtëm gjerman, i cili bëri paralajmërime të njëjta për përgatitje lufte.

Rruga Press

YouTube player