KryesoreLajme

Dvorak – Kurtit: Çekia e mbështet Kosovën në integrimin euroatlantik

Ministrin për Çështje Evropiane i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, deklaroi sot gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, se vendi i tij e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit të saj euro-atlantik.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks te mundësitë e avancimit të tyre.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Dvorak për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Gjithashtu, Kurti shprehu mirënjohjen për Çekinë për mbështetjen e dhënë, përfshirë kontributin në mbrojtje dhe siguri përmes KFOR-it dhe EULEX-it, proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave.

Ai e njoftoi ministri çek Dvorak me zhvillimet e fundit, progresin demokratik të evidentuar edhe sipas raporteve ndërkombëtare, rritjen e shënuar në indikatorët ekonomikë, arritjet dhe politikat kryesore të qeverisë, dhe fushat me prioritet të këtij vitit, e të cilat reflektohen edhe në ndarjet buxhetore për 2024.

Lexo më shumë  Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.

Rruga Press

YouTube player