Lajme

Rritja e moshës që lë punën ul kohën e gëzimit të pensioneve, si ka ndikuar pandemia e COVID-19

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19.

Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat. Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore koha e gëzimit të pleqërisë shënoi 25.6 vite për femrat me një ulje 2 muaj në krahasim më vitin 2019, ndërsa për meshkujt koha e gëzimit të pensionit ishte 19.3 vite me ulje 5 muaj nga viti 2019.

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19. Popullsia e vendit pësoi një vdekshmëri jo të zakontë në vitin 2020 si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë Covid-19. Pandemia, e cila i pati fatalitet më të mëdha në moshën e tretë, rriti numrin e personave që dolën nga skema e pensioneve si pasojë e humbjes së jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Lexo më shumë  Paralajmërohen veprime konkrete lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Për shkak se dalin në pension më shpejt dhe jetojnë më gjatë, fermat e gëzojnë pensionin më shumë se 5 vite në raport me meshkujt.

Mosha mesatare e daljes në pension vitin kaluar u rrit me një muaj duke arritur në 63.3 3 vite nga 63.2 vite që ishte më 2019. Nga viti 2015 në vitin 2020 mosha mesatare për daljen në pension u rrit me 8 muaj.

Koha e gëzimit të pensionit ka pësuar rënie për burrat në tre vitet e fundit, ndërsa për gratë ka pësuar një rritje graduale më një rënie në vitin 2020.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Lexo më shumë  Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grup-mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë.

Marrë nga Monitor.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *