KryesoreLajme

Kurti: S’i tërheqim masat e sigurisë ndaj Serbisë sa ka grupe paramilitare

Në deklarimin për media pas konferencës së Samitit të Shkupit, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për masat ndaj Serbisë, duke thënë se ato nuk janë tregtare, por janë masa sigurie.

“Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, kemi masa të sigurisë. Në vitin 2023 tri herë kemi pasur sekuestrime në veri të Kosovës”, deklaroi Kurti.

Tutje ai ka thënë se nuk do të ndodhë heqja e masave të sigurisë përderisa ka grupe paramilitare.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe ka ardhur nga Serbia. Për shkak të kontrolleve të shtuara, ka mundësi që ndërmarrjet e caktuara nuk janë të interesuara të kalojnë kufirin në Kosovë, sikurse dikur. Masat e sigurisë nuk jemi të gatshëm t’i tërheqim derisa kemi grupe paramilitare”, ka deklaruar ai.

YouTube player