Ushtarë të FSK-së nisen për Britani, do të bëj përgatitjen e ushtarakëve ukrainas
Sot është nisur Kontingjenti i FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.
Në lidhje me këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se sot u shënua edhe një sukses i radhës i FSK-së.
Ai ka theksuar se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së në kuadër të operacionit “INTERFLEX” për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Britania si drejtuese e këtij aktiviteti ka në integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
“Mbretëria e Bashkuar ishte në krah të popullit dhe Republikës tonë në të gjitha etapat shtetndërtimit dhe vazhdon të mbetet partneri ynë i pazëvendësueshëm, me të cilën kemi ndërtuar raporte përtej miqësore, raporte këto që kanë bazë vlerat e përbashkëta dhe besimin e ndërsjellë”, tha Maqedonci.
Operacioni “INTERFEX” zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.
Rruga Press