Lajme

Granata shpërtheu derisa tre persona po hynin në veturë, policia jep detaje për rastin në veri të Mitrovicës

Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në veri të Mitrovicës janë plagosur dy persona.

Njëri nga të plagosurit ka pësuar lëndime më të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.

“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani për Telegrafin.

Ndërkaq mjeku kujdestar në spitalin në veri të Mitrovicës, Bojan Vuçiqniq ka deklaruar për mediat lokale në gjuhën serbe se në mesnatë është pranuar një qytetarë me lëndime të rënda të shkaktuara nga ana mjetit shpërthyes

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Gjatë natës një person është pranuar me lëndime të shumta të shkaktuara nga mjeti shpërthyes, gjendja e tij po monitorohet, nuk ka indikacione për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, do të bëhet kontroll”, ka deklaruar ai.

Nga Policia thanë se ngjarja ndodhi në orën 23:50 në rrugën “Knjaz Miloshi”. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe EULEX-i dhe KFOR-i. 

Rruga Press

YouTube player