Bota

Pamje të sulmeve amerikane dhe britanike kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Huthit e Jemenit.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.

Biden shtoi se ai “nuk do të hezitojë të drejtojë masa të mëtejshme për të mbrojtur popullin tonë dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare sipas nevojës”.

Më shumë se 100 municione të drejtuara me saktësi “të llojeve të ndryshme” u përdorën, tha ai.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Një zyrtar i lartë ushtarak u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje se ai nuk mund të jepte një përqindje të saktë të aseteve Houthi që u shkatërruan në sulme, por se ishin “të rëndësishme”.

Dhe pas sulmeve kanë ardhur reagime të shumta si nga vetë Huthit, po ashtu edhe nga vende si Rusia, Irani, Arabia Saudite, grupi Hezbollah – dhe jo vetëm.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë sulmet amerikane dhe britanike mbi Huthit në Jemen.

YouTube player