Lajme

Maqedonci pret në takim ambasadorin Mazanek, diskutojnë për sigurinë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.

Në këtë takim, Maqedonci e ka falënderuar ambasadorin çek për mbështetjen e Republikës së Çekisë nëpër të gjitha proceset e shtet ndërtimit si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.

“Në takim u bisedua lidhur me situatën momentale të sigurisë në vend dhe përkrahjen e shtetit të Çekisë në rrugën drejt partneritetit për paqe dhe iniciativave tjera, ku ministri Maqedonci theksoi se kjo është e vetmja mënyrë që garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Gjithashtu, në takim është biseduar për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në mes të ministrive të mbrojtjes të të dyja vendeve, e cila do t’i hapte rrugë këtij bashkëpunimi.

Nga ana e tij, ambasadori çek ka shprehur kënaqësinë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Rruga Press

YouTube player