KryesoreLajme

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi, Qeveria e Kosovës i kërkon autorizim për nënshkrim presidentes

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë.

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit qeveritar se çka përmban kjo marrëveshje.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Kjo marrëveshje përfshinë shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, tha ai.

YouTube player