Qytetarët e Kosovës tashmë mund të përzgjedhin mjekun e familjes nga e-Kosova
Qyetetarët nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut tani do ta kenë mundësinë që ta përzgjedhin mjekun e të tyre familjar në formë online.
Kjo është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat janë lansuar në Platformën eKosova.
Aktualisht, ku shërbim është aktiv vetëm në katër komunat e lartcekura.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e reja të MInistrisë së SHëndetësisë u lansuan përmes platformës eKosova.
Në Platformën eKosova u lansuan katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë:
1. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar;
2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar;
3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë;
4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë;
Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:
1. Hapja e Platformës eKosova;
2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;
3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”.
Vëmendje: Momentalisht shërbimi është aktiv për këto katër komuna:
1. Komuna Prishtinë ( QMF 5- Ulpianë dhe QMF 6- Bregu i Diellit)
2. Prizren
3. Lipjan dhe
4. Istog
Rruga Press