KryesoreLajme

Ministri Murati: Investimet kapitale në vitin 2023 u rritën 32%

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se sipas raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se investimet kapitale është kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë sesa viti 2022.

Lexo më shumë  Amandamenti V pika 1:

“Kategoria Paga dhe Shtesa është e dyta me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit, me 114 milionë euro më shumë, apo 17% më shumë sesa viti 2022. Kjo tregon se në sektorin publik ka pasur rritje mesatare të pagave që ka tejkaluar shkallën mesatare të inflacionit prej 11.6% të vitit 2022”, thotë ai.

Gjithashtu, ministri ka shkruar se mallrat dhe shërbimet gjithashtu me 17% kanë trendin e njëjtë të rritjes, mirëpo si vlerë absolute rritja është përgjysmë më pak sesa kategoria Paga dhe Shtesa.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

“Ndërsa Subvencionet dhe Transferet kanë pasur rritjen më të vogël nga të gjitha kategoritë, me vetëm 1%”, vijon postimi i tij.

YouTube player