Bota

Papa Françesku me sytë nga Gaza: Zgjidhje me dy shtete

Papa Françesku shpenzoi shumicën e fjalimin për Gjendjen e Botës duke u përqendruar tek nevoja për një armëpushim dhe zgjidhje përfundimtare në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinezëve.

Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të bëjë më shumë për shmangien e vrasjes së civilëve.

Të gjitha palëve të përfshira, përsëris apelin për një armëpushim në çdo front, përfshirë në Liban, dhe për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve në Gaza. Kërkoj që palestinezët të marrin ndihmën humanitare dhe që spitalet, shkollat dhe vendet e adhurimit të kenë mbrojtjen e duhur. Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të ndjekë me përkushtim zgjidhjen me dy shtete, një izraelit dhe një palestinez. Gjithashtu që të garantojë një status special për qytetin e Jeruzalemit, në mënyrë që izraelitët dhe palestinezët më në fund të jetojnë në paqe dhe siguri. Duke marrë parasysh se dallimi mes shënjestrave ushtarake dhe civile nuk po respektohet, nuk ka konflikt që nuk përfundon në bombardimin pa dallim të popullatës civile. Ngjarjet në Ukrainë dhe Gaza janë provë e qartë për këtë. Nuk duhet të harrojmë që shkeljet e rënda të ligjeve humanitare ndërkombëtare janë krime lufte dhe nuk është e mjaftueshme që t’i dallojmë ato, por edhe t’i parandalojmë ato. Prandaj duhet një përpjekje më e madhe nga komuniteti ndërkombëtar për të mbrojtur dinjitetin njerëzor.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player