Bota

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë dje në gjumë, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë nga ju që të vuajmë humbjen e tij në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, ka thënë gruaja e Beckenbauer.

Lexo më shumë  Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e luftës në Ukrainë

Beckenbauer ishte cilësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit sportiv si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori.

Ish-ylli i Bayern Munichut, ka qenë  një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, së bashku me Didier Deschamps të Frances dhe Mario Zagallo të Brazilit.

Beckenbauer i cili gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv e kishte pasur nofkën Der Kaiser (perandori) është paraqitur në 103 ndeshje për ish-Gjermaninë Perëndimore dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 1974, aty ku e mposhtin Holandën në finale me rezultat 2-1.

Rruga Press

YouTube player