Ukrainasit vrasin 23 ushtarë rusë – në mesin e tyre pesë komandantë të rangut të lartë
Ukrainasit po vazhdojnë me sukses t’iu kundërvihen forcave pushtuese ruse.
Mediat raportojnë se forcat ukrainase gjatë ditës së djeshme kanë vrarë 23 ushtarë rusë në sulmin me raketa në bazën ajrore ruse në Saky, Krime.
Raportohet se nëntë prej tyre ishin pjesëtarë të forcave speciale ndërsa në mesin e të vrarëve janë edhe pesë komandantë të rangut të lartë, raporton theguardian.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 5, 2024
23 Russian soldiers killed in yesterday’s Ukrainian missile strike against the Russian airbase in Saky, Crimea.
9 of them special forces, 5 high-ranking commanders. pic.twitter.com/hdUiUmfmI6
Thuhet se në mesin e të vrarëve është edhe gjenerali, Valery Gerasimov, por ky informacion është i pakonfirmuar.
Gerasimov është Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse dhe Zëvendësministri i Parë i Mbrojtjes i Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 5, 2024
Incoming reports of General Valery Gerasimov having been killed in Ukrainian missile strikes against Crimea yesterday.
Gerasimov is Chief of Staff of the Russian Armed Forces and Russia’s First Deputy Minister of Defence.
The information is unconfirmed at this point. pic.twitter.com/OiBYXDOMxn
Rruga Press