Lajme

Vjosa Osmani: Aksidenti tragjik në Kroaci, lajm i rëndë për vendin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lajmi për aksidentin tragjik në Kroaci të autobusit kosovar e si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dhjetë persona, është i rëndë për vendin.

Osmani përmes një reagimi në Facebook ka thënë se shteti i Kosovës duhet të jetë në krah të familjarëve të qytetarëve të cilët kanë humbur jetën e po ashtu edhe në krah të të lënduarve.

“Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë kosovarë e shumë të tjerë janë lënduar. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të qytetarëve tanë që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Britania në Këshill të Sigurimit të OKB-së bën thirrje për njohje të Kosovës

Ajo ka thënë se veprimet shtetërore të Kosovës do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

“Zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik”, ka shkruar presidentja Osmani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu takon përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës. Flasin për problemet me të cilët përballen shqiptarët në Luginë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *