Bota

Rikthehen përmbytjet në Belgjikë, autoritetet të alarmuara për motin e keq

Më shumë stuhi kanë goditur të shtunën Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu.

Kjo vjen pak ditë pasi shira të rrëmbyeshëm kanë rezultuar me viktima në këtë shtet.

Makinat janë përmbytur nga uji i madh më 24 korrik, disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant.

Agjencia e lajmeve Belga, ka raportuar se trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji.

Lexo më shumë  Serbia dhe Izraeli bashkojnë forcat për dronë luftarakë: fabrikë e re pranë Beogradit

Zjarrfikësit janë angazhuar për t’iu ndihmuar më të prekurve nga vërshimet, të cilat zëvendës-kryetari i qytetit Dinant, Robert Closset, i ka përshkruar më të këqija, se ato të javës së kaluar.

Qendra belge për kriza, ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë.

Belgjika ka regjistruar 36 viktima, si pasojë e vërshimeve paraprake, të cilat kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës.

Lexo më shumë  Reuters: Orban po sfidohet seriozisht, partia Tisza në rrugë për të fituar shumicën prej dy të tretash në parlament

Numri i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, derisa dëmet ekonomike besohet se prekin miliarda euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *