Bota

Zgjedhjet në Serbi nën hetim, BE: Ankesat e adresuara nga ndërkombëtarët të zbardhen

President i Serbisë, Aleksandër Vucic duket se nuk e ka të sigurtë fitoren.

BE ka bërë thirrje që të gjitha shkeljet të hetohen, ndërsa vendi vijon të jetë i përfshirë nga protestat, ku nuk ka munduar as përplasja me policinë.

Parregullësitë e mundshme të zgjedhjeve të 17 Dhjetorit në Serbi kërkohet të hetohen.

Bashkimi Europian bëri thirrje per te ruajtur qetesine nderkohe që rastet e akzuave do t’i nënshtrohen vlerësimit

 “Ankesat për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen dhe të adresohen në mënyrë të duhur.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Përderisa e drejta për protesta paqësore duhet të respektohet, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e papranueshme.

Veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore të njeriut, brenda sundimit të ligjit.

BE-ja bën ftesë për qetësi dhe dialog”, -tha zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.

Më 17 dhjetor, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore, ku Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiq, shpallo fitore në të gjitha nivelet.

Vetëm 1 ditë më pas, ishte misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha më 18 dhjetor që adresoi parregullësi serioze, si keqpërdorim të fondeve shtetërore, me fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Edhe eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë, ndërsa edhe SHBA-të u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që të angazhohen për zbardhjen shkeljeve në zgjedhje të diktuaraq nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Vendi vazhdon të jetë nën tension dhe i përfshirë nga protestat, te cilat kulmuan më 24 dhjetor nga lista opozitare, “Serbia kundër dhunës”.

Rruga Press

YouTube player