Bota

Rusët ikin me shpejtësi nga Ukraina, s’i presin ushtarët e plagosur (Video)

Një tank rus u filmua duke ikur me shpejtësi nga toka ukrainase, por pas vete i la disa ushtarë që po përpiqeshin të evakuoheshin.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamjet e tankut në një lokacion të paidentifikuar që me disa ushtarë po largohej, por në fushëbetejë, ushtarë të tjerë ndonëse tentonin të ngjiteshin në tank, nuk ia dolën.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Ata duket se ishin të plagosur në trup, e nuk kishin mundësi të ngjiteshin me të tjerët. Tanku rus s’u ndal në asnjë moment për t’i marrë të tjerët.

“Rusët deklarojnë: ‘Ne nuk e braktisim tonën’. Rusët veprojnë: Mos i evakuoni ushtarët e tyre nga fushëbeteja. Kjo është një histori të shkurtër se pse ne nuk duhet të besojmë kurrë në atë që e thotë Rusia”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

Rruga Press

YouTube player