Lajme

Berisha në protestë: Po më kyçin pa asnjë provë në shtëpi

Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e Gjykatës së Lartë sulmoi ashpër këtë institucion dhe Gjykatën e Posaçme se janë nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai tha se masa që do të jepet ndaj tij dhe ajo që është kërkuar nga SPAK, “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, se po tentojnë që t’i heqin të drejtën e komunikimit, duke menduar se do të shpëtojnë, por kjo nuk do të ndodhë sipas tij.

“Është kjo gjykatë pas nesh, vegël e Ramës, që po përdoret si bisturia në duart e kriminelit për të masakruar arritjet e shqiptarëve. Kostoja e këtij gabimi është vetë liria. Njeri i lirë është ai që zbaton ligjin. Mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë, apo nga votëbesimi rreth 1 muaj më parë. A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata duhet të vendosë se e kujt është vula dhe logo e PD se dhe kush është kryetari i saj? A ka njeri sot që pajtohet se logo e PD mund të jepet si një plaçkë, një njeriu që ka tradhtuar gjithçka”, tha Berisha.

Lexo më shumë  Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

“Ka njeri të lirë sot që të mendojë se Lulzim Brava do të rrijë në opozitë? Ky nuk është sulmi i vetëm që po i bëhet opozitës nga gjykata. Gjykata do të vendosë sot dhe masën ndaj Berishës. Mirë dakord, u shkel kushtetua duke kërkuar heqjen e lirisë. U shkelën ligjet dhe nuk po përmend as standardin ligjor. Pse duhet kyçur pa asnjë provë dhe fakt në shtëpi Berisha? Se ju ka kallur tmerrin monstrës së pluralizmit.”, tha ai.

Lexo më shumë  Si e nxorën zbuluar Ramën kryebashkiakët e Rilindjes që i mbushën sallën me patronazhistë në Athinë
YouTube player