Lajme

Policia largon edhe gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok


Policia e Kosovës ka larguar edhe gjashtë kamera në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se në verë të këtij viti janë larguar edhe shtatë tjera, ndërsa në Mitrovicë të Veriut gjatë këtij viti janë larguar 38 kamera.

Lexo më shumë  BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushtetit

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veq Policia e Kosovës. Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi larguar nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë larguar 38 kamera poashtu”, ka thënë Elshani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë
YouTube player