Lajme

Leposaviq: Aksion i policisë dhe doganës, dyshohet për mallra të kontrabanduar

Policia dhe doganat po e zhvillojnë një aksion në një depo në Leposaviq.

Dyshohet se aty ka mallra të kontrabanduar.

Kështu deklaroi për media ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të arrestuar.

“Sot në orët e paradites policia ka pranu infoemacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar.Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar”, tha Elshani për kk.

Aksione të tilla në veri ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme.

Rruga Press

YouTube player