Shefi i zjarrfikëses në Lushnje: Nuk kemi kapacitete, rrezikuan jetën 10 qytetarë
Shefi i repartit zjarrfikës në Lushnjë, Xhezmi Metushi, deklaroi se zjarri në ambientet e qendrës tregtare në Lushnje është vënë nën kontroll.
Në një prononcim për media se brenda ambienteve të qendrës tregtare nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.
Sipas tij flakët rrezikuan jetën e 10 banorëve të pallatit dhe qytetarëve në qendrën tregtare, por dhe të 5 zjarrfikësve.
Ai e pranoi se zjarrfikëset e Lushnjes nuk kanë kapacitete për shuarjen e zjarreve.
Metushi tha se ende nuk ka dalë ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.
“Aty rrezikuan jetën 10 banorë, por i evakuuam në kohë. Nga punonjësit e mi rrezikuan 3 persona jetën, 1 nga zjarrfikësja e Divjakës dhe 1 nga Kavaja. Nuk ka dal ende ekspertiza mbi shkakun e zjarrit. Mendojmë se mund të ketë nisur në katin e katërt. Ka qenë këto ambientet e një dyqani këpucësh dhe disa dyqane të tjera, aty u pa. Nuk ka asnjë vatër zjarri, e jap me garanci. Ne kemi punuar gjithë natën dhe do të vijojmë të jemi këtu të monitorojmë situatën”, tha ai.
Rruga Press