Bota

Për dallim nga Gjermania, ambasadori amerikan në Beograd nuk sheh shumë manipulime në zgjedhjet e Serbisë

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi se nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe se zgjedhjet janë thelbi i procesit demokratik.

Ai gjithashtu tha se qeveria amerikane pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështjet me interes të përbashkët.

“Kjo sigurisht përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore”, tha diplomati amerikan përmes platformës X.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ai ka thënë se Serbia duhet të arrijë shumë gjëra që të jetë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit.

Hill tha gjithashtu se zgjedhjet janë një “stres test” për demokracinë dhe kjo vlen për çdo vend.

Ndryshe, shteti gjerman si dhe shumë deputetë dhe zyrtarë evropianë kanë kritikuar organizimin e zgjedhjeve duke theksuar blerjen e votave prej partisë në pushtet, SNS-ë, e cila kohë më parë është udhëhequr nga presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Të enjten, edhe analisti i politikave të jashtme, Edward P. Joseph thumboi Hillin për heshtjen e tij dhe vonesën në reagim, ndërkohë që listoi të gjithë institucionet dhe figurat e larta politike që kanë kritikuar procesin e parregull zgjedhor në zgjedhjet e fundit në Serbi.

YouTube player