Lajme

Presidenti i Bullgarisë Radev vizitë në Kosovë, do të pritet nga Osmani e Kurti

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev do të qëndrojë për vizitë zyrtare ditën e sotme dhe nesër në Kosovë.

Ai do të pritet nga homologia e tij e Kosovës, Vjosa Osmani

Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Presidentët Osmani dhe Radev do të mbajnë edhe një konferencë për media, njofton Presidenca e Kosovës.

Ndërsa takim është paralajmëruar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit, Radev do të pritet nga Kurti në ora 12:00.

YouTube player