Lajme

Policia kryen disa bastisje në Leposaviq, kapen mallra të kontrabanduara

Njësia Speciale ka kryer disa bastisje në Leposaviq.

Aksioni i policisë dhe autoriteteve doganore ka të bëjë me disa mallra të kontrabanduara.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, tha për mediat në Kosovë se janë kapur pije alkoolike dhe joalkoolike, edhe cigare.

Lexo më shumë  Në Shqipëri paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për një çati

“Po, kemi pranuar informacionin për dyshimin se ka mundësi që në një magazinë të ketë mall të kontrabandara. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka hyrë brenda dhe ka has në mallra pa banderola dhe si biznes i paregjistruar. Ka kontaktuar me Doganën dhe prokurorin dhe ata gjenden në vendin ne ngjarjes”, tha Elshani.

Rruga Press

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA
YouTube player