Mes tymueseve, Mazhoranca voton edhe ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore! Socialistët i heqin imuntetin Berishës dhe forcojnë pushtetin
Mes kaosit, Kuvendi votoi në seancën plenare të kësaj të enjteje edhe ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore. Me 75 vota pro u votua ligji i ri i cili përcakton qartë sipas socialistëve objektin e komisioneve hetimore.
Me anë të këtij ligji, tashmë opozita do e ketë më të vështirë që të këkojë ngritjen e Komisioneve Hetimore. Socialistët përfituan nga kaosi i shkaktuar nga opozita që me një seancë që zgjati 8 minuta të vijojnë mostransparencën në seancë plenare si dhe të fortifikojnë me anë të ligjeve kërkesat e opozitës.
Këto ndryshime ligjore opozita i ka kundërshtuar dhe i konsideron si tentative të mazhorancës për t’i hequr të drejtat që opozitës ia jep Kushtetuta.
Deputetët e Berishës dhe grupit Bardhi prej javësh të tëra kanë krijuar kaos në seancat plenare me pretendimin se po i refuzohen disa kërkesë për komisionet hetimore.
Rruga Press