KryesoreLajme

Aksion i befasishëm i Policisë së Kosovës në veri, sekuestrohen sirenat e alarmit të strukturave paralele të Serbisë (VIDEO)

Sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut që lëshoheshin nga viti 1999 nën kontrollimin e strukturave paralele të Serbisë, nuk do t’u dëgjohet më zëri.

Njësitet nga Policia e Kosovës me një aksion të befasishëm i kanë lokalizuar dhe sekuestruar këto sirena.

Aksioni u krye në disa lokacione në ndërtesa të larta në Mitrovicën e Veriut.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Kështu nga dita e djeshme këtyre sirenave më nuk do t’u dëgjohet zëri.

Sirenat e alarmit publik në Mitrovicë të Veriut, që ngjasojnë me tingujt paralajmërues të sulmeve ajrore, janë lëshuar vazhdimisht nga strukturat paralele të Serbisë, kur nga popullata lokale kërkohej të organizohet për ndonjë ngjarje.

Sa herë që binin sirenat në veri të Kosovës, grupe njerëzish të organizuar dilnin në rrugë, duke organizuar protesta të dhunshme e barrikada kundër institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”
YouTube player