Lajme

Sulmohet një zyrtar policor në veri, i dyshuari tentoi ta godiste me veturë

Një zyrtar policor të martën e 19 dhjetorit është sulmuar nga një person i panjohur në veri të Mitrovicës.

Derisa zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, i dyshuari ka tentuar ta godiste atë me veturë dhe gjatë tentimit i njëjti ka goditur veturën e zyrtarit.

Në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë ky rast është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa bëhet e ditur se po vazhdon të hetohet ky rast.

Lexo më shumë  BIRN: Numri i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor në Shqipëri

“Ankuesi mashkull  kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ambasada amerikane: Marrëdhënia me Kosovën ka potencial të fuqishëm për tregti dhe investime