Lajme

Tensione jashtë dhe brenda Kuvendit, gardistët “mur” për moslejimin e deputetëve të përjashtuar të futen në seancë

Kanë nisur përplasjet e para në hyrjen e Kuvendit, ku efektivë të Gardës kanë krijuar një “mur” për moslejimin e deputetëve të përjashtuar të futen në seancë.

Teksa ligjvenesiot e perjashtuar nuk lejohen te futen brenda, ne sallen e seancave plenare ka nisur revolucioni i karrigeve per permbysjen e pushteit i dirigjuar nga deputeti Flamur Noka. 

SEANCA

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ndërsa pika e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së SPAK “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit  Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Votimi për këtë kërkesë sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit kërkon shumicë të thjeshtë.

Lexo më shumë  Sot 26 vjet nga Masakra e Reçakut

Të hënën e 18 dhjetorit, Këshilli i Mandateve mori në shqyrtim kërkesën e SPAK dhe vendosi t’ia kalojë relacionin Kuvendit për miratim në seancën e sotme. Anëtarët e Këshillit votuan me 6 vota pro kërkesës. Tashmë pritet edhe votimi në seancë plenare që SPAK të ekzekutojë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë që vjen, sipas SPAK, në kushtet kur Berisha nuk ka zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje që është në fuqi ndaj tij në lidhje me hetimin e çështjes së ish-kompleksit “Partizani”.

Kuvendi po ashtu pritet të shqyrtojë edhe projektligjin  “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020, për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë, (infrastruktura 2 komunale, faza V, pjesa II)””.

Lexo më shumë  BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e tmerrshme në Reçak mbeten të vonuara

Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

Rruga Press

YouTube player