Lajme

VV kritikon opozitën që po i çon ligjet në Kushtetuese: Përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit dhe pasurinë e tyre…


Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, po përpiqet të bllokojë “reformat transformuese e progresiste”.

Sipas VV-së, “opozita e paalternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit”.

“Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran. Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”, thuhet në një shkrim të VV-së në Facebook.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Vetëm brenda tetë muajve të fundit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tri ligje të Qeverisë, që u kontestuan nga opozita. Në shqyrtim të kushtetutshmërisë i ka edhe pesë të tjera. Janë rrëzuar në tërësi Ligji për Masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Ligji për Këshillin Prokurorial, ndërsa është rrëzuar pjesërisht Ligji për zyrtarët publikë.

Rruga Press

YouTube player