Lajme

Kryetari i PDK-së bojkoton takimin me Osmanin për të diskutuar për draft – statutin e Asociacionit

Një ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar për takim subjektet opozitare me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend dhe për draft Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Ndryshe nga parti të tjera opozitare si rasti i LDK, PDK-ja e drejtuar nga Memli Krasniqi ka bojkotuar takimin me të parën e shtetit.

“Krasniqi nuk do të shkoj tek Osmani për takim”, kanë deklaruar nga PDK.

Presidentja Osmani në fjalimin e saj vjetor i bëri thirrje opozitës të qëndrojë e unifikuar në çështjen kombëtare të Kosovës. Në këtë kontekst, presidentja Osmani falënderoi të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Më tej, presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Draf-statutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Abdixhiku e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draft-statutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dërguarit amerikanë më 21 tetor, i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës një draft-statut të Asociacionit për të cilën qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player