Lajme

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, diskutojnë për draft-statutin për Asociacion

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend.

Siç thuhet në një njoftim për media që ka lëshuar Presidenca, në takim me kreun e LDK-së, presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Më tej, presidentja Osmani me Abdixhikun ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit”, thuhet në njoftim.

Kurse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku thuhet se e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare. Institucioni i Presidencës është vazhdimisht i hapur për koordinim me parti dhe institucione për çështje të rëndësisë nacionale.

Në kuadër të konsultimeve të fundvitit, krahas takimeve me krerë të institucioneve dhe të partive politike, presidentja Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend, me shoqërinë civile dhe me mediat.

Rruga Press

YouTube player