Lajme

Reagon presidenti Milatoviq, pasi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi u pa në shtabin zgjedhor të Vuçiqit në Serbi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se beson se kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq mbrëmë nuk ka pasur vend në asnjë shtab zgjedhor në Serbi dhe se ky është një mesazh i keq.

Reagimi i presidentit vjen pasi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe (NSD), Andrija Mandiq, mbrëmë në Beograd mori pjesë në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e listës “Serbia nuk duhet të ndalet”, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung

“E pashë mbrëmë. Mendoj se është çështje e përgjegjësisë personale dhe profesionale të zotit Mandiq. Mendoj se kryetari i Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë nuk ka pasur vend në selinë zgjedhore të asnjë partie në Serbi, por gjithsesi, siç thashë, është çështje e përgjegjësisë profesionale dhe personale të zotit Mandiq”, citohet të ketë thënë Milatoviq para gazetarëve në Cetinje.

Ai tha se mesazhi sigurisht nuk ishte i mirë.

Ndryshe, veprimi i Mandiq ka nxitur reagime teksa ai është parë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e partisë SNS.

Përveç tij, aty janë parë edhe ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Lexo më shumë  Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Evropian

“’Bota serbe’ në veprim. Fjalimi i fitores i presidentit të Serbisë në selinë e SNS-së ku morën pjesë – presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik”, shkruante në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga portali Istraga në X (ish-Twitter).

YouTube player