“Bota serbe në veprim”: Reagime të shumta pasi Dodik i Bosnjës dhe Mandiç i Malit të Zi u panë afër Vuçiçit gjatë zgjedhjeve në Serbi
Një fotografi që po qarkullon në mediat sociale, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e partisë SNS janë parë edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Dhe këto pamje kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, njëri nga të cilët ka ardhur nga portali Istraga.ba, përcjell Telegrafi.
“’Bota serbe’ në veprim. Fjalimi i fitores i presidentit të Serbisë në selinë e SNS-së ku morën pjesë – presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik”, shkruan në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga ky portal në X (ish-Twitter).
Veç këtij portali, lidhur me këto pamje ka shkruar edhe mediumi boshnjak, Klix.ba, përcjell Telegrafi.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, Dodik ka votuar në Banja Lluka për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.
Megjithatë, sipas këtij mediumi, vota e tij nuk mund të kalonte pa shkelur rregullat zgjedhore.
Incident tjetër, pasi opozita shkoi për të parë se “çfarë po bën partia e Vuçiqit me votuesit nga vendet fqinje” që votojnë në Beograd
Dodik mori fletën e votimit dhe e rrethoi para anëtarëve të komisionit zgjedhor dhe gazetarëve në mënyrë që të gjithë të shihnin se kujt “ia kishte besuar”.
Ndërkohë një fotografi “që rrugën që ka zgjedhur Vuçiqi” është publikuar edhe nga analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq.
“Festa e vampirëve në selinë e SNS. A. Vulin, shefi i inteligjencës serbe i rrëzuar së fundmi, i sanksionuar nga SHBA për lidhjet me Moskën. Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të fantazojnë se si po e nxjerrin Vuçiqin nga orbita e Rusisë… Kjo është fytyra e tij e vërtetë”, ka shkruar Mujanoviq në përshkrimin e një fotografie të publikuar në X (ish-Twitter).
Ndryshe, Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale.
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65 për qind./Telegrafi