Lajme

Ministri nuk jep shpjegim si hyri arma e krimit në burgun e sigurisë së lartë

Ministri Ulsi Manja nuk ka marrë asnjë përgjegjësi dhe ka kyçur gojën për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit. Një i burgosur mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos në një atentat të kryer me armë zjarri. Pas krimit të rëndë, ministri i Drejtësisë rendi drejt Peqinit për të treguar se ai ka marrë masat e nevojshme që mos të kemi më ngjarje të tilla.

“Ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Ngushëlloj familjarët e viktimës dhe i uroj shërim të shpejt të plagosurit. Dua t’ju njoftojë se situata është nën kontroll. Të gjithë familjarët të të burgosurve në burgun e Peqinit por edhe në burgjet e tjera, u them të qetësohen. Padyshim është gjëndje e rëndë dhe kanë të drejtë të shqetësohen. Situata e rendit është nën kontroll në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Kemi rritur sigurinë në burgje, dhe po vendosen në regjimin “41BIS” dy persona, do të ketë edhe persona të tjerë. Falenderoj Policinë e Burgjeve” – tha Manja.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Mirëpo ministri nuk u përgjigj pyetjeve sesi e kishte siguruar armën Sokol Mjacaj për të vrarë Arben Lleshin. Dyshohet se arma ka hyrë me dron ose nëpërmjet rrugë kalimeve të tjera të dekonspiruara. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një attentat Brenda një burgu të sigurisë së lartë, ngjarje për të cilën nuk mund të kalohet në heshtje dhe pa përgjegjës në radhët e zyrtarëve të lartë.

Rruga Press

YouTube player