Argument

NE do të ekzistojmë si shoqni nëse mendojmë, në të kundërt, dikush tjetër do vendose për ne, përfshi këtu edhe vendimin për ekzistencën tonë.Ne duhet të mendojmë. Jemi në limite të ekzistencës sonë.

Nga Sokol Kolgjini

Përkufizimi i Dekartit për ekzistencën, më duket ma i vërteti për qenien njerëzore. Kur ai thoshte: Unë mendoj, rrjedhimisht ekzistoj, me siguri që ka konsiderue si njerëz vetëm ata që mendojnë, dhe se ekzistenca e tyne mvaret prej mendimit. Natyrisht edhe kafshët ekzistojnë, ama ndryshimi asht se ekzistenca e tyne mvaret nga mendimi i dikujt tjetër, pra i atyne që kanë mendim. Psh. nëse njeriu mendon se duhet me i shfarosë delet, at’here delet do e ketë punën pisk, sepse ekzistenca e tyne mvaret prej mendimit të njeriut.

Nëse Dekarti e ka thanë kët përkufizim në vetën e parë njëjës, une po mendoj se kjo asht njësoj e vlefshme edhe në vetën e dytë shumës.

NE do të ekzistojmë si shoqni nëse mendojmë, në të kundërt, dikush tjetër do vendose për ne, përfshi këtu edhe vendimin për ekzistencën tonë.

Ne duhet të mendojmë. Jemi në limite të ekzistencës sonë.

Rruga Press

YouTube player