Bota

Finlanda, fqinje me Rusinë, nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA, pranon trupat amerikane

Edhe fqinji nordik i Finlandës, Suedia, në prag të anëtarësimit në NATO, nënshkroi një marrëveshje të ngjashme javën e kaluar.

Anëtarja më e re e NATO-s, Finlanda, ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit në mbrojtje javën e ardhshme me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja do të lejojë Uashingtonin të vendosë trupa dhe armë brenda vendit nordik, i cili ndan një kufi të gjerë me Rusinë, njofton Euronews.

Ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen tha në një konferencë shtypi në Helsinki të enjten se Ministri i Mbrojtjes Antti Häkkänen do të nënshkruajë të hënën të ashtuquajturën Marrëveshje të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (DCA).

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Pakti, i cili ende duhet të miratohet nga ligjvënësit finlandezë, “është shumë domethënës për mbrojtjen dhe sigurinë e Finlandës”, tha Häkkänen.

“Kjo ka një mesazh shumë të fortë në këtë kohë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbrojtjen tonë”, u tha Häkkänen gazetarëve.

Finlanda u bashkua me NATO-n në prill pas dekadash mos-angazhimi ushtarak, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Kombi prej 5.6 milionë banorësh ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë që përbën një pjesë të rëndësishme të krahut verilindor të NATO-s. Ai është gjithashtu kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian në veri.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Sipas marrëveshjes, Finlanda do t’u lejojë ushtarëve amerikanë akses në 15 zona dhe objekte ushtarake që mbulojnë të gjithë vendin nordik.

Ato variojnë nga një bazë kyçe detare jugore dhe baza ajrore në brendësi të tokës deri në një zonë të madhe të largët të stërvitjes së ushtrisë në Lapland, në veriun e Arktikut.

Trupat amerikane u lejohet prania e përhershme dhe ushtrimet e rregullta në Finlandë, por nuk ka plane për të krijuar baza të përhershme ushtarake amerikane në Finlandë, thanë zyrtarët.

Rruga Press

YouTube player