KryesoreLajme

Sulmi në Banjskë, raporti i DASH: Rusia ka ndikim të drejtpërdrejtë në krizën dhe tensionet në veri të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë përgjegjëse Rusinë për tensionet në  veri të Kosovës. Në raportin periodik, DASH shprehet se Kremlini ka patur ndikim të drejtpërdrejt në krizën dhe tensionet e krijuara në veri.

Në raporton përmenden edhe incidentet që kanë ndodhur në atë pjesë, e po ashtu sulmet ndaj zyrave komunale atje.

Sipas DASH-it, çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës kanë vazhduar ta kufizojnë aftësinë e Qeverisë për të konfirmuar autoritetin atje. Këtë pretendim., DASH e ka mbështetur nga paralajmërimet e Presidentit ukrainas, Zelensky si dhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç të cilët kanë argumentuar qëllimet dashakeqe të Rusisë në Ballkanin Perëndimor pas pushtimit të Ukrainës.

Lexo më shumë  ‘Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë’

“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se është nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës”.

Ndryshe, muajin e kaluar edhe Bashkimi Evropian ka ndarë shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Paralajmërimet e Zelenskyt për mundësinë që Rusia të provokojë konflikt në Ballkanin Perëndimor i kanë komentuar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ata kanë thënë se “përgjigja më e mirë për të stabilizuar në mënyrë afatgjatë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së do të ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian për ta integruar edhe këtë rajon”

YouTube player
sqhrenfrdeit