KryesoreLajme

Ish i burgosuri për rastin “Panda”: Më torturuan që ta pranoja krimin që s’e kisha kryer

Agron Kollçaku, njëri nga të burgosurit për rastin “Panda” i ndodhur në në Pejë para 25 vitesh, ka rrëfyer padrejtësitë dhe torturat që i janë bërë.

Kollçaku tregon se vrasja në “Panda” shihej si akt hakmarrjeje nga UÇK-ja, çka çoi në bastisje dhe arrestime të shqiptarëve në Pejë.

Ai, i shënjestruar në atë kohë, ndodhej midis të arrestuarve dhe tregon sesi ka qëndruar 12 muaj në burg pa ditur asgjë për rastin.

“Sot 25 vite më parë nuk kisha njohuri për këtë rast që kishte ndodhur vrasja. Ishte mëngjes i hershëm, ora 4 e mëngjesit, nuk isha në dijeni se për çfarë, por deshën dhe e bënë arrestimin tonë”, ka deklaruar Kollçaku për Tv Dukagjinin.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Ai vazhdon rrëfimin e tij, duke treguar se përgjatë 12 muajve është torturuar me masa jashtëzakonisht të vështira.

Kollçaku ka thënë se ishte detyruar të pranojë një vrasje që nuk e kishte kryer.

“Në tavolinë na mbulonin një dokument duke na detyruar ta nënshkruajmë atë, se çfarë kishte në atë dokument nuk e kam ditur kurrë”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kollçaku ka theksuar se nuk ka pasur ndonjëherë drejtësi dhe se deri më tash asnjë Qeveri apo kryeministër nuk ka marrë përgjegjësi për të zbardhur të vërtetën.

Por, tash thotë se i vjen mirë për iniciativën e Qeverisë Kurti për të zbardhur të vërtetën në këtë rast.

“Ky rast ka ndodhur sot para 25 vitesh, më vjen mirë shumë prej Qeverisë Kurti tash që e ka marrë këtë iniciativë që ta zbardhë të vërtetën”, ka deklaruar Kollçaku.

YouTube player