Degradon rasti “Çashka”, maqedonasit si në mesjetë, akte dhune ndaj arsimit shqip
Edhe sot kanë vazhduar tensionet pas protestave në Çashkë. Ku prindërit maqedonas nuk dëshirojnë të lejohet paralele në gjuhën shqipe.
Ata mëngjesin e sotëm kanë sulmuar drejtoreshën Milena dhe mësuesin shqiptar, Besimirin gjatë hyrjes në shkollë.
Çështja e mësimit në Gjuhën Shqipe për nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës po merr ngjyra të një sjellje albanofobe në komunitetin maqedonas të kësaj komune dhe përtej saj.
Mësimi në Gjuhën Shqipe në të gjitha nivelet e arsimit për të gjithë nxënësit shqiptarë është një e drejtë e garantuar kushtetuese në nivel republike.
Në Komunën e Çashkës, nga data 22 nëntor është hapur paralelja e pare në gjuhën Shqipe. Kundër këtij veprimi reagojnë vetëm disa nga prindërit maqedonas, të cilët nuk dëshirojnë që mësimi në shkollën Todor Janev të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Rruga Press