KryesoreLajme

Socialistët dirigjojnë seancën për 8 minuta, ashpërsojnë masat për opozitën! Mazhoranca voton ligjet mes kaosit, 5 javë pa transparencë

Njëjtë si kryeministri, edhe socialistët kanë dirigjuar seancën e kësaj të enjteje duke mos dalë nga skenari i votimit në 8 minuta. Teksa kemi hyrë në javën e pestë të gjendjes së jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca ka vepruar njëlloj si në seancat e mëparshme duke shkuar në seancë vetëm për të ngritur kartonin.

Edhe opozita ka vijuar kaosin brenda dhe jashtë parlamentit, madje ka pasur edhe përplasje fizike me gardistët, megjithatë asnjë nga socialistët nuk e prishi terezinë dhe shkuan me shpejtësi për të votuar projektligjet, pasi siç dihet kanë shumicën e deputetëve në Parlament.

Situata vijon të jetë shumë e tensionuar në Parlament, kjo pasi po evidentohet gjithnjë e më tepër mungesa e transparencës nga ana e mazhorancës për qytetarët dhe pafuqia e opozitës për t’i bërë ballë këtij sundimi nga partia shtet.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Socialistët nxituan për të miratuar mes kaosit dhe tensioneve rregulloren e re për përjashtimin e me 30 deri në 60 ditë të deputetëve që prishin seancat plenare.

Pasi zgjati vetëm disa minuta, Nikolla, teksa miratoi nen për nen këtë rregullore dhe rendin e ditës, deklaroi mbylljen e seancës. Rregullorja e re e Kuvendit u miratua me 74 vota pro. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre, me rënie të tavolinave dhe thirrjet; turp, turp!”.

Sakaq, në sallë u hodhën edhe tymuese, ashtu si në seancat e kaluara, ndërsa disa deputetë opozitarë nuk u lejuan që të futeshin në Kuvend.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Elda Hoti

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Prej pothuajse 5 javësh, Kuvendi është kthyer në hapësirë votimi të lirë të deputetëve të mazhorancës e ndërsa në arenë proteste për ata të opozitës. Socialistët kanë shfrytëzuar revoltën e opozitës për të miratuar me shpejtësi dhe pa u ndjerë projektligjet duke mos gjetur një zgjidhje për të vijuar me një seancë normale. Nga ana tjetër, qytetarët ndjekin me kërshëri këtë spektakël dy palësh të politikës vendase krejtësisht të painformuar se çfarë ligjesh votohen në parlament. Në këtë periudhë ku opozita kërkon të ngrihen 3 komisione Hetimore, socialistët kanë bërë transparent vetëm kartonët jeshilë për qytetarët. Gjatë muajit nëntor, janë zhvilluar 4 seanca, më e gjata prej tyre ishte 22 minuta. Në mandatin e tretë, socialistët nuk i shqetëson fakti se ligjet po kalojnë në një situatë kaotike ku askush nuk merr vesh asgjë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player