Bota

Prokuroria Speciale fton edhe ish-policin serb, Millan Jovanoviq nga Ferizaj të paraqitet në gjykatë – Akuzohet për krime lufte


Prokuroria Speciale ka bërë të ditur ngritjen e një aktakuze për gjykim në mungesë ndaj të akuzuarit Millan Jovanoviq i lindur në Ferizaj, i dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

Në njoftim thuhet se gjykata i bën thirrje të akuzuarit Jovanoviq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar.

“Ftohet i akuzuari Millan Jovanoviq, nga i ati Stojan, i lindur në Ferizaj, ku edhe ka jetuar, tani me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish polic në Stacionin policor në Ferizaj, me numër personal 0407976964759 i lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ferizaj, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më dt.21.02.2024, e mërkurë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, për çështjen penale të proceduar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.98/2017 të dt.27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22, të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi l nënparagrafi 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

 Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Millan Jovanoviq në këtë çështje juridiko penale.

Rruga Press

YouTube player