Bota

Pjesëmarrja e presidentes Osmani në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –  Do të kërkojë integrimin e Kosovës


Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lexo më shumë  Pentagoni: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë me muaj!

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Po ashtu thuhet se në kuadër të samitit, Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Lexo më shumë  BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player