Firmoset marrëveshja pesëvjeçare për financimin e infrastrukturës hekurudhore
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu bëri të ditur se sot është firmosur marrëveshja kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.
“Bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “INFRAKOS” Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për pesë (5) vitet e ardhshme”, bëri të ditur Aliu.
Më tej Aliu tha se kjo marrëveshje parasheh zotimin për investimin e mëtutjeshëm në Infrastrukturën Hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale.
Rruga Press