Bota

Bjellorusia mbyll 15 organizata joqeveritare, një ditë pasi presidenti Lukasheko u zotua të shkatërrojë ‘banditët dhe agjentët e huaj’

Autoritetet Bjelloruse njoftuan të Premten mbylljen e 15 organizatave joqeveritare, pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse të mediave të pavarura dhe aktivistëve të shoqërisë civile që përfshin mbylljen e dhjetra OJQ-ve.

Grupet e urdhëruara për t’u mbyllur përfshijnë qendrën e të drejtave të njeriut Human Constanta, organizatën bamirëse Names, grupin BelSetka dhe një organizatë që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara.

Sipas Cbs, mbyllja e grupeve vjen një ditë pasi Presidenti autoritar, Aleksandër Lukashenko u zotua të vazhdojë atë që ai e quajti një “operacion të shkatërrimit” kundër aktivistëve të shoqërisë civile të cilët ai i denoncoi si “banditë dhe agjentë të huaj”.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Në tërësi, më shumë se 50 OJQ po përballen me mbyllje. Ato përfshijnë Shoqatën Bjelloruse të Gazetarëve, ose BAJ, organizata më e madhe dhe më e respektuar e medias në vend dhe Qendra Bjelloruse PEN, një shoqatë shkrimtarësh e udhëhequr nga Svetlana Alexievich, fituese e Çmimit Nobel në letërsi 2015.

Autoritetet Bjelloruse kanë rritur veprimet kundër OJQ-ve dhe mediave të pavarura, me më shumë se 200 bastisje të zyrave dhe apartamenteve të aktivistëve dhe gazetarëve deri më tani këtë muaj, sipas qendrës së të drejtave të njeriut, Viasna.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *