Lajme

Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademjat është krim i rëndë dhe femicid, për të cilin kërkohet drejtësi.

Ajo në mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! tha se Liridona u vra si pasojë e femicidit, e cila për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Pabarazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas here na shpërfaqet në mënyrën më monstrume siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës. Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partnerët e tyre, ky është krim i rënd , ky është femicid, për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi. Kushdo që me ose pa vetëdije i hyn diskutimit pse një burrë ushtron dhunë ose pse një burrë vret një grua, është duke tentuar ta justifikoj dorasin, është duke tentuar ta normalizojë dhunën dhe të tillë që e fajësojnë viktimën janë në anën e dhunuesve”, ka thënë ajo, duke shtuar se si ministria ka ndërmarrë shumë aktivitete kundër dhunës dhe femicidit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rruga Press

YouTube player