Lajme

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, Policia arreston zyrtarin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe një të dyshuar tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

Rasti është duke u hetuar.

YouTube player