Më mirë vonë sesa kurrë! Parlamentit i shkon kërkesë zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit: Koha që të pushojë i qetë në vatan
Vatra, një shoqatë shqiptare-amerikane që daton që prej vitit 1912, i ka dërguar një kërkesë formale Kuvendit shqiptar për riatdhesimin e trupit të Fan Nolit, shkrimtarit të famshëm, shkencëtarit dhe themeluesit të Kishës Ortodokse shqiptare.
Noli është i njohur për kontributin e tij në letërsi, histori, teologji, diplomaci, gazetari, muzikë dhe bashkim kombëtar, dhe ka luajtur një rol kyç në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare dhe ka përkthyer shumë vepra të njohura të letërsisë botërore.
I lindur në qarkun e Korçës, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara, frekuentoi Harvardin, Konsevatorin e Muzikës në Nju Ingland dhe Universitetin e Bostonit. Ai u shugurua prift, themeloi Kishën Ortodokse shqiptare dhe ishte ndër të parët që përdori gjuhën shqipe në predikime kishtare. Ai gjithashtu udhëhoqi përpjekjet diplomatike pas Luftës Botërore I për ribashkimin e Shqipërisë dhe shërbeu shkurtimisht si kryeministër deri sa u rrëzua nga Ahmet Zogu, më vonë Mbreti Zog.
Në kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, thuhet se ka ardhur koha që Noli të pushojë i qetë në vatan.
“Është koha që Theofan Stilian Noli të pushojë përfundimisht në vatan.”
“Ne besojmë fort se riatdhesimi i eshtrave të imzot Nolit në Shqipëri do të përmirësonte disbalancën në komunitetet tona fetare, dhe përfundimisht do ta rregullonte atë. Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare nuk i përket vetëm besimtarëve ortodoksë, por të gjithë shqiptarëve. Ne, si anëtarë dhe drejtues të Vatrës, urojmë shumë që ky Parlament i nderuar do ta marrë në konsideratë kërkesën tonë, duke theksuar fort se kjo kërkesë është për forcimin e unitetit tonë kombëtar dhe vlerësimin e figurave tona historike.”- thuhet nw kwrkeswn drejtuar Parlamentit.